Kryesore

Lansohet Raporti për parandalimin e martesave të hershme në komunitetet Rom,Ashkali dhe Egjiptian!

RtvProsperiteti
08 Shtator 2026

Prishtinë – Zyra për Qeverisje të Mirë pranë Zyrës së Kryeministrit ka prezantuar Raportin e Parë të Progresit 2024–2025 për punën e Grupit Ndërinstitucional për Parandalimin dhe Raportimin e Martesave të Hershme në komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Raporti evidenton progres në forcimin e bashkëpunimit institucional, mbështetjen arsimore, mekanizmat e raportimit, aktivitetet e ndërgjegjësimit dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale.

Dokumenti thekson se parandalimi i martesave të hershme kërkon qasje të përbashkët institucionale dhe shoqërore, duke adresuar edhe faktorë si varfëria, mungesa e mundësive ekonomike, presioni familjar dhe pengesat në arsim.

Ndër prioritetet e ardhshme janë forcimi i mekanizmave të raportimit dhe monitorimit, përmirësimi i të dhënave, vazhdimi i mbështetjes për arsim dhe bursa, si dhe bashkëpunimi më i madh me prindërit dhe komunitetet.

Nga Rubrika

Rtv-Prosperiteti, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.