Kryesore

Mbahet mbledhja e pestë e Komitetit për Komunitete në Gjakovë

RtvProsperiteti
16 Shtator 2026

Gjakovë – Është mbajtur mbledhja e pestë e Komitetit për Komunitete të Kuvendit Komunal të Gjakovës, të drejtuar nga Emrah Cërmjani ,ku janë shqyrtuar pikat e parapara në rendin e ditës.

Në kuadër të mbledhjes, Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Ferdinand Kola, prezantoi informatë lidhur me gjendjen e bizneseve dhe subvencionimin e bizneseve të komuniteteve joshumicë në Komunën e Gjakovës.

Ndërsa, për raportin mujor të Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim (ZKKK), raportoi Shefi i Zyrës, Armend Behluli.

Gjatë mbledhjes u prezantuan të dhënat dhe informacionet për çështjet e parapara për shqyrtim, ndërsa anëtarët e Komitetit zhvilluan diskutime lidhur me nevojat dhe çështjet që prekin komunitetet joshumicë në komunë.

Komiteti për Komunitete vazhdon të trajtojë çështjet që lidhen me të drejtat, interesat dhe nevojat e komuniteteve joshumicë, duke synuar përfaqësim dhe përfshirje më të madhe të tyre në jetën publike dhe institucionale.

Nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, Komiteti synon të kontribuojë në adresimin e nevojave të komuniteteve dhe në avancimin e pozitës së tyre në Komunën e Gjakovës.

Nga Rubrika

Rtv-Prosperiteti, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.