
Edona Podrimja është emëruar zëvendësministre e Shëndetësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, , nga kryeministri Albin Kurti.
Ky emërim përfaqëson një zhvillim me rëndësi të veçantë për komunitetet egjiptian, pasi Podrimja, sipas të dhënave të deritanishme, është e vetmja grua nga këto tri komunitete që aktualisht është emëruar në pozitën e zëvendësministres në Qeverinë e Kosovës.
Emërimi i saj shënon një hap të rëndësishëm në drejtim të përfshirjes së grave nga komunitetet jo-shumicë në institucionet qendrore dhe në proceset ku merren vendime që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.
Edona Podrimja është Juriste e diplomuar, dhe ka qenë kandidate për deputete nga radhët e Partisë Liberale Egjiptiane në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit 2026. Në shtator të këtij viti, ajo kishte njoftuar gjithashtu zgjedhjen e saj në pozitën e kryetares së Degës së Partisë Liberale Egjiptiane në Gjakovë.
Me rastin e emërimit, kryeministri Albin Kurti e ka uruar Podrimjen për përgjegjësinë e re, duke i dëshiruar sukses në ushtrimin e detyrës.
Ministria e Shëndetësisë udhëhiqet nga ministri Arben Vitia.
Përtej një emërimi në një pozitë shtetërore, ky zhvillim bart rëndësi edhe për përfaqësimin politik dhe institucional të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Përfshirja e grave nga këto komunitete në pozita të larta drejtuese mbetet një element i rëndësishëm për promovimin e barazisë, pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të drejtë në institucionet e Republikës së Kosovës.