Kryesore

Elbert Krasniqi riemërohet në krye të MAPL-së – komuniteti egjiptian sërish i përfaqësuar në nivel ministror

RtvProsperiteti
13 Shtator 2026

Prishtinë  13 Shtator 2026

Elbert Krasniqi  do vazhdoj ta drejtoj  Ministrin e  Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), duke mbajtur një nga përgjegjësitë kryesore në qeverisjen qendrore të Republikës së Kosovës.

Krasniqi, i cili vie si përfaqësues politik i komunitetit egjiptian dhe ish-kryetar i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK), është pjesë e institucioneve qendrore prej vitesh.

Në kuadër të përgjegjësive të tij institucionale, MAPL ka në fokus zhvillimin dhe forcimin e qeverisjes lokale, bashkëpunimin ndërmjet nivelit qendror dhe komunave, si dhe çështjet që lidhen me funksionimin dhe përfaqësimin e komuniteteve në nivel lokal.

Për komunitetin egjiptian, vazhdimi i përfaqësimit në nivelin më të lartë qeveritar mbetet një zhvillim me rëndësi simbolike dhe institucionale. Prania e një përfaqësuesi të këtij komuniteti në një pozitë ministrore e vendos edhe më shumë në vëmendje çështjen e përfaqësimit politik dhe të përfshirjes së komuniteteve joshumicë në vendimmarrjen publike.

Në të njëjtën kohë, përgjegjësia e ministrit shtrihet përtej përkatësisë komunitare, pasi MAPL merret me politikat e vetëqeverisjes lokale dhe marrëdhëniet ndërmjet institucioneve qendrore dhe komunave. Në këtë kuadër, një nga sfidat kryesore mbetet që politikat dhe mekanizmat institucionalë të përkthehen në shërbime dhe mundësi konkrete për qytetarët në të gjitha komunat e Kosovës.

Krasniqi ka përfunduar Fakultetin Juridik në Prishtinë dhe ka studiuar edhe në fushën e diplomacisë në Shkup. Para angazhimit të tij politik, ai ka punuar në organizata ndërkombëtare dhe ka pasur angazhime në fushën e demokracisë lokale.

Vazhdimi i mandatit të tij në krye të MAPL-së e mban komunitetin egjiptian të pranishëm në nivelin qendror të vendimmarrjes, ndërsa vëmendja tani mbetet te politikat konkrete dhe rezultatet që institucionet do të arrijnë në forcimin e qeverisjes lokale dhe përfshirjen e të gjitha komuniteteve në jetën publike.

Nga Rubrika

Rtv-Prosperiteti, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.