
Përmes dëshmive të përfituesve dhe pasqyrimit të aktiviteteve të realizuara, dokumentari trajton tema që lidhen me qasjen në arsim, zhvillimin e aftësive, punësimin dhe krijimin e mundësive më të barabarta për pjesëmarrje në tregun e punës.
Dokumentari pasqyron përvojat dhe perspektivat e personave të përfshirë në këtë proces, duke vënë në pah rëndësinë e fuqizimit ekonomik dhe social të komuniteteve dhe krijimit të mundësive të barabarta.
Projekti është mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Save the Children Kosovo, ndërsa është implementuar nga OJQ “Nevo Koncepti”.
Dokumentari është në pronësi autoriale të OJQ “Nevo Koncepti” dhe, me të drejtën për transmetim dhe shpërndarje, po transmetohet falas në Prosperiteti Channel, me qëllim të ofrimit të kësaj përmbajtjeje për një audiencë sa më të gjerë.
Përmbajtja, deklaratat, opinionet dhe qëndrimet e shprehura në dokumentar janë përgjegjësi e autorëve dhe pjesëmarrësve të tij dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht qëndrimet apo opinionet e Prosperiteti Channel.