Kryesore

Bleranda Bajramaj , Nënë vetushqyese që përfiton shtëpi të re

RtvProsperiteti
28 Qershor 2024

Gjakovë, 28 Qershor 2024 –

Sot, Bleranda Bajramaj,pjestare e komuniteti egjiptian ,  një nënë evetushqyese e cila ka gjashtë antar të familjes me   një fëmijët me aftësi të kufizuara, nga sot e tutje ,do ketë   shtëpi të re. Në ceremoninë e themelit të shtëpisë së saj, morën pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, si dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Kryeministri Kurti, gjatë fjalimit të tij, theksoi rëndësinë e mbështetjes për familjet në nevojë dhe angazhimin e qeverisë për të përmirësuar kushtet e jetesës për të gjithë qytetarët e Kosovës. “Është detyrë e jona që të sigurohemi që çdo qytetar i Kosovës të ketë një strehë të sigurt dhe dinjitoze,” tha Kurti.

Ministri Krasniqi theksoi se ky projekt është një pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Ministrisë së Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal për të ndihmuar familjet në situata të vështira. “Ne jemi këtu për të ndihmuar dhe për të qenë pranë qytetarëve tanë në çdo moment të jetës së tyre,” tha Krasniqi.

Bleranda Bajramaj shprehu mirënjohjen e saj të thellë për këtë ndihmë të madhe që do të përmirësojë ndjeshëm jetën e saj dhe të fëmijës së saj. “Kjo shtëpi e re është një ëndërr që  u bë  realitet për ne. Jam jashtëzakonisht mirënjohëse për gjithë mbështetjen , kemi jetuar në kushte të këqija,” tha ajo.

Ky projekt është një shembull i qartë i bashkëpunimit dhe përkushtimit për të ndihmuar qytetarët më të cenueshëm dhe për të krijuar një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.

Nga Rubrika
Arsim - 14 Tetor 2024

Rtv-Prosperiteti, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.