Mardhëniet politike ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë vazhdojnë të jenë të ftohta.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili e ka vizituar Kosovën ka thënë se nuk pritet të ketë ndonjë mbledhje të përbashjët të qeverive ashtu siç ishte krujar tradita.
“Nuk ka plan për një mbledhje të dy qeverive asaj të Shqipërisë dhe Kosovës”, tha Rama para mediave.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Kosovë për 25-vjetorin e çlirimit, ku në mëngjes u prit nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Kreu i qeverisë shqiptare nuk takoi të parin e qeverisë kosovare, Albin Kurtin.
Lidhur me këtë të fundit, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë për Gazetën Online Reporteri.net, se në bazë të agjendës, duket që Rama po i takon ata të cilët konsideron se ka nevojë t’i rregullojë raportet.
Tutje në përgjigje thuhet se Zyra e Kryeministrit e ka ftuar Ramën për aktivitet më 12 qershor për 25-vjetorin e çlirimit, por atyre u është thënë që s’është e mundur të jetë i pranishëm, ndërsa kanë uruar që ai të jetë prezent në Manifestimin e 146 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.“Në bazë agjendës së deritanishme, duket që në Prishtinë, Kryeministri i Shqipërisë, Rama, po i takon ata me të cilët konsideron që ka nevojë t’i rregullojë raportet. Në anën tjetër, Kryeministri Kurti, Zyra e tij, e ka ftuar Kryeministrin Rama në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës më 12 qershor. Kryeministri Rama, përkatësisht Zyra e tij, na ka njoftuar që nuk do të mund të jetë i pranishëm me 12 qershor. Ai është i mirëseardhur që t’i bashkëngjitet aktiviteteve të agjendës shtetërore. Urojmë që vjen në Manifestimin e 146-të vjetorit të Lidhjes së Prizren, sepse Lidhja e Prizrenit nuk është vetëm e Kosovës”, tha zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu për Reporteri.net.
Zyra e Kryeministrit mëngjesin e së hënës zbuloi agjendën e kryeministrit Kurti, gjë që e cila ngjalli reagime për mos takimin me Kurtin. Madje kur u pyet nga gazetarët ai nuk iu përgjigj pyetjes rreth një takimi të mundshëm me Edi Ramën.
“Kemi seancë në ora 10:00”, tha shkurt Kurti derisa po dilte nga AShAK-u.
Ndryshe nga Kurti, Osmani e priti e buzëqeshur kryeministrin shqiptar.
“Bashkë, për t’i shënuar momentet më të rëndësishme të historisë së popullit tonë! Mirë se erdhe Kryeministër Rama! ”, përshkroi Presidentja Osmani takimin me shefin e ekzekutivit shqiptar.