Kryesore

KQZ në prag të certifikimit: mandatet mes komuniteteve dhe emrat e përfolur për kabinetin qeveritar?!

RtvProsperiteti
17 Qershor 2026

 Pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kosovë dhe në pritje të certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, panorama e përfaqësimit të komuniteteve jo-shumicë  rom, ashkali dhe egjiptian në Kuvend duket kryesisht e qëndrueshme, me vetëm disa ndryshime të vogla në numrin e votave dhe një ndryshim të vetëm në përfaqësim e komunitetit rom.

Sipas rezultateve të deritanishme, komuniteti egjiptian pritet të përfaqësohet nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) me 3,491 vota dhe Partia Liberale Egjiptiane (PLE) me 2,197 vota, duke ruajtur strukturën ekzistuese të përfaqësimit. Edhe komuniteti ashkali, përmes Partisë Social Demokrate me 2,598 vota, pritet të vazhdojë përfaqësimin e tij me një ulëse në Kuvend.

E njëjta situatë vërehet edhe te komuniteti rom, ku PREBK – Partia Rome e Bashkuar e Kosovës ka siguruar 905 vota dhe pritet të përfaqësohet me një mandat parlamentar. Ndryshimi i vetëm dhe më i rëndësishëm në këtë komunitet lidhet me faktin se përfaqësimi i deritanishëm nga Ergjan Galushi pritet të zëvendësohet nga Albert Kinolli.

Në përgjithësi, zgjedhjet nuk kanë sjellë ndryshime të mëdha strukturore në përfaqësimin e këtyre tri komuniteteve, përveç një rënieje të lehtë të votave për tri subjektet kryesore, pa ndikuar në numrin e ulëseve që ato pritet të sigurojnë.

Ndërkohë, mbetet ende e paqartë çështja e formimit të qeverisë së re dhe roli i këtyre subjekteve në të. Deri tani nuk ka deklarime zyrtare nëse katër subjektet që pritet të përfaqësojnë komunitetet egjiptian, ashkali dhe rom do të jenë të gatshme të mbështesin votimin e qeverisë dhe më pas të presidentit.

Gjithashtu, nuk dihet ende nëse ndonjë prej tyre do të marrë poste ekzekutive në kabinetin e ardhshëm qeveritar. Në qeverinë aktuale në detyre, nga komunitetet  jo-shumicë , komuniteti egjiptian është përfaqësuar nga Elbert Krasniqi si ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), ndërsa mbetet për t’u parë nëse ai do të riemërohet në të njëjtën pozitë, edhe pse në qarqe politike po qarkullojnë edhe zëra se këtë herë një pozitë qeveritare mund t’i takojë 2 përfaqësuesve nga komunitetet rom , ashkali dhe egjiptian  ,  Elbert Krasniqi  , dhe ai  rom, ku një nga emrat e përmendur është  përfolur Senjur Veshall, duke iu referuar  poashtu edhe diskutimeve të mëhershme gjatë propozimeve për formimin e qeverisë nga kryeministri Albin Kurti.                                                      Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar dhe gjithçka mbetet në nivel spekulimesh politike, derisa të formësohet kabineti i ri qeveritar.

Nga Rubrika

Rtv-Prosperiteti, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.