Teatri i Qytetit të Shtimes (Shtëpia e Kulturës) ka filluar ta pasuroj skenën e teatrit me premiera dhe aktivitete kulturor-artistike që po i organizon me artistë dhe të rinj të kësaj komune. Në këtë lexim skenik intepretuan aktorët profesionist të teatrit Alban Rexhaj,Verona Mirena dhe Ergjan Mehmeti. Gjatë një dite të nxehtë vere ku dy personazhe kryesore, Fatmiri dhe Fatkeqi takohen në një park të qetë. Ky takim fillon me biseda të zakonshme, por shpejt shndërrohet në një përplasje filozofike dhe komike. Përmes dialogjeve të tyre të mbushura me ironi dhe absurditet, Mrozek krijon një pasqyrë të thellë të jetës moderne, ku personazhet luftojnë me vetminë dhe kërkimin për kuptim në një botë që shpesh duket e pakuptimtë. Ata kalojnë nga temat e vogla, si përditshmëria dhe marrëdhëniet personale, tek çështjet e mëdha ekzistenciale, duke zbuluar përmes humorit të zi absurditetin dhe paradokset e ekzistencës njerëzore. Kjo ditë vere, e mbushur me nxehtësinë dhe dritën verbuese, shërben si një sfond për një reflektim të thellë mbi natyrën e lirisë dhe kufizimet e saj në një shoqëri komplekse dhe shpesh të pakuptimtë U shpreh për Factorial Regjisorja Arifi./Factorial-ks/