
Dokumentari “Unë jam Vlerë, jo Kuotë” kishte për qëllim pasqyrimin dhe fuqizimin e grave Rome, Ashkalike dhe Egjiptiane, duke nxjerrë në pah rolin e tyre thelbësor në proceset vendimmarrëse dhe në jetën publike. Përmes rrëfimeve personale dhe përvojave reale, dokumentari synon të promovojë pjesëmarrjen aktive të grave nga këto komunitete dhe të sfidojë perceptimet që i reduktojnë ato vetëm në kuota formale.
Ky dokumentar shërben si një mjet ndërgjegjësimi dhe nxitjeje, duke rritur vetëdijen për rëndësinë e përfaqësimit të barabartë gjinor dhe etnik, si dhe duke inkurajuar gratë dhe vajzat e reja të angazhohen në vendimmarrje, politikë, institucione dhe shoqëri civile. Mesazhi kryesor i dokumentarit është se gratë nuk janë thjesht numra apo kuota, por vlera reale që kontribuojnë në zhvillimin dhe demokracinë e shoqërisë.

Me gjersisht ndiqni dokumentarin