
Ky dokumentar i kushtohet profesionit të metalpunuesit (farkatarit) si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore dhe ekonomike të komunitetetit Egjiptian, të cilët ndër breza kanë ruajtur dhe zhvilluar këtë zanat. Përmes rrëfimeve personale dhe pamjeve autentike të punës, dokumentari pasqyron evolucionin e këtij profesioni nga format tradicionale drejt përdorimit të teknologjisë moderne.
Një vëmendje e veçantë i kushtohet Demlush Gungës, i cili e ka trashëguar profesionin nga familja e tij dhe sot po e përcjell atë tek brezi i ri, djali i tij. Ai thekson se metalpunimi mbetet një profesion i rëndë dhe sfidues, por krahasuar me të kaluarën është bërë më i lehtë falë teknologjisë, duke mbetur gjithashtu i leverdishëm dhe i jetueshëm për ata që e ushtrojnë me përkushtim.
Dokumentari synon të ruajë, promovojë dhe valorizojë këtë profesion tradicional, duke e paraqitur atë si një urë lidhëse mes trashëgimisë, identitetit dhe zhvillimit bashkëkohor të komuniteteve.

Me gjersisht ndiqni dokumentarin :