1. Qëllimi
Qëllimi i këtij programi është të sigurojë mbështetje akademike dhe jo akademike për studentët e komuniteteve ashkali, rom dhe egjiptian, me qëllim të rritjes së pjesëmarrjes së tyre në arsimin universitar, përmirësimit të shkallës së vijimit, përformancës, përfaqësimit dhe të diplomimit të studentëve të këtyre komuniteteve. Duke kontribuar në ngritjen e mundësive për rritjen e të punësuarve nga këto komunitete, në promovimin ebarazisë dhe përfshirjes në arsim dhe tregun e punës.
2. PËRFITIMET E PROGRAMIT
Programi synon të ofrojë mbështetje në fusha të ndryshme që do të ndihmojnë studentët të zhvillohen në aspektin akademik dhe personal. Përfitimet mund të përfshijnë udhëzime, mbështetje të drejtpërdrejtë, mundësi për zhvillim të aftësive dhe qasje në burime të ndryshme që ndihmojnë studentët të përballen me sfidat e studimeve dhe të përmirësojnë performancën e tyre.
Kjo mbështetje mund të përfshijë, por nuk është e kufizuar në: tutorim, mentorim, mësim ndërmjet bashkëmoshatarëve (peer-to-peer), mundësi për punë praktike, orientim në karrierë dhe mbështetje me pajisje teknologjike etj.
Programi do të lehtësojë arritjen e qëllimeve akademike, përfshirë përfundimin me sukses të vitit akademik dhe përgatitjen për të ardhmen profesionale.
3. KRITERET E PERZGJEDHJES
Kriteret për përzgjedhjen e kandidatëve përfshijnë nevojën për mbështetje akademike, dhe të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian që përmbushin kriteret e mëposhtme:
4. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR / KUSHTET PËR APLIKIM
Kandidati/ja që aplikon në këtë konkurs duhet t’i dorëzoj këto dokumente, respektivisht formularët e mëposhtëm:
5. MËNYRA E APLIKIMIT:
Aplikimi duhet të bëhet përmes plotësimit të formularit në linkun https://form.jotform.com/242831957022860
Afati i fundit për aplikim është deri më datë 25 tetor 2024.
Çdo aplikim që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.