Kryesore

Shtyhet afati për aplikim për provimin e maturës

RtvProsperiteti
10 Qershor 2024

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka njoftuar se afati për aplikim për provimin e maturës është shtyrë deri më 12 qershor.

Bëhet e ditur se përmes platformës e-Kosova kanë aplikuar 17460 nxënës, e 15639 prej tyre janë konfirmuar nga koordinatorët e shkollave.

MASHTItha në Facebook se paraqitja e provimit online u bë me qëllim të lehtësimit të punës “për të gjithë akterët e përfshirë në proces”.

Kurti: Idealet politike të Lidhjes së Prizrenit të na frymëzojnë në rrugëtimin drejt avancimit të interesave të përbashkëta
“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI)njofton të gjithë maturantët që për arsye të ndryshme nuk kanë aplikuar për paraqitjen e provimit të maturës se, afati për aplikim do të shtyhet deri më datë 12.06.2024 në ora 24:00 kurse afati i aprovimit nga shkollat deri më 13.06.2024 në ora 14:00. Deri më tani, përmes platformës e-Kosova kanë aplikuar për provimin e maturës 17460, kurse 15639 prej tyre janë konfirmuar nga koordinatoret e shkollave. Paraqitja online e provimit ka për qëllim të lehtësojë punën e të gjithë akterëve të përshirë në proces, si: nxënësit (maturantët), shkollat, komunat dhe MAShTI”, thuhet në komunikatë.

Nga Rubrika
Arsim - 14 Tetor 2024

Rtv-Prosperiteti, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.