Gjakovë, 10 Qershor 2024 – Në kuadër të festivalit të filmit dhe teatrit ART SKENA EGJIPTIANE, ka filluar realizimi i shfaqjes “PODCAST ME GJITHOTOLOGUN”. Kjo ngjarje mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim në Komunën e Gjakovës.
Shfaqja, me tekst dhe regji nga Lendrit Qeli, implementohet nga organizata Prosperiteti dhe pritet të shfaqet premierë më 17 Qershor, në muajin kur komuniteti egjiptian feston ditën kombëtare më 24 Qershor.
Premiera do të mbahet në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, duke filluar nga ora 20:00. Në këtë ngjarje të veçantë do të marrin pjesë aktorë të mirënjohur si Elida Shasivari, Arberesha Berisha, Leonard Qehaja, Lirije Luboja, Endi Kukaqi, Lufti Pashtriku, Benjamin Morina dhe Erza Luboja.
Kjo shfaqje pritet të sjellë një eksperiencë unike dhe emocionuese për publikun, duke trajtuar tema të rëndësishme dhe duke shfaqur talentin e jashtëzakonshëm të aktorëve pjesëmarrës. “PODCAST ME GJITHOTOLOGUN” është një hap i rëndësishëm në promovimin e kulturës dhe artit brenda dhe jashtë komunitetit egjiptian në Kosovë.