Fokusi Ynë

Përfaqësimi i Ashkalinjve në Politikë: Sfidat, Arritjet dhe Synimet për të Ardhmen

RtvProsperiteti
17 Mars 2025

Në emisionin  e radhës FOKUSI YNË   ishte i ftuar Artan Asllani, këshilltar i komunitetit ashkali pranë Kryeministrit, i cili foli për rolin dhe rëndësinë e tij në këtë pozitë. Ai theksoi përpjekjet e tij për avancimin e pozitës së komunitetit ashkali, duke përdorur strategji dhe mekanizma politikë për të adresuar nevojat e tyre. Sipas tij, gjendja e komunitetit mbetet ende e rënduar, por janë arritur disa suksese në fushën e banimit, infrastrukturës, strehimit, arsimit dhe shëndetësisë.

Tani, në këto zgjedhje, ai ishte kandidat për deputet dhe deri më tani rezulton të jetë më i votuari nga komuniteti, duke pritur certifikimin zyrtar nga KQZ për të marrë mandatin. Ai theksoi se me këtë rol të ri në Kuvendin e Kosovës synon të japë një kontribut më të fuqishëm për komunitetin, duke e parë këtë si një mundësi për të ndikuar drejtpërdrejt në politikat dhe legjislacionin që i prek minoritetet.

Edhe pse është i ri në moshë dhe për herë të parë në këtë pozitë, ai shprehu qartë qëndrimin e tij për të mbështetur krijimin e qeverisë sipas mandatit që i takon shumicës, duke mos vendosur kushte. Për më tepër, ai do të kërkojë që programi i tij politik, mbi të cilin ka kandiduar, të implementohet në mënyrë të plotë, me synimin për të kontribuar në zhvillimin e vendit dhe përfaqësimin e dinjitetshëm të komunitetit ashkali.

Ndiqni intervisten në linkun :

 

 

 

Nga Rubrika

Rtv-Prosperiteti, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.