Fokusi Ynë

Kërshi: Roli i grave nga komunitetet e margjinalizuara është i domosdoshëm për zhvillimin shoqëror

RtvProsperiteti
23 Janar 2025

Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) është një subjekt që përkushtohet për zhvillimin shoqëror, barazinë dhe përfshirjen e të gjithë qytetarëve veqanarisht atij Egjiptian. Në këtë kuadër, znj. Pranvera Kershi thekson rëndësinë e veçantë që ka përfshirja e grave, veçanërisht nga komuniteti egjiptian, në procese vendimmarrëse dhe aktivitete shoqërore.

“Nuk mund të flasim për një shoqëri të zhvilluar dhe demokratike pa përfshirjen aktive të grave. Gratë, përfshirë ato nga komunitetet e margjinalizuara si komuniteti egjiptian, duhet të kenë mundësi të barabarta për të kontribuar dhe për të ndikuar në zhvillimin e vendit,” deklaroi Kershi.

Ajo nënvizoi se IRDK është një platformë e hapur për bashkëpunim dhe synon të fuqizojë rolin e grave jo vetëm brenda komunitetit egjiptian, por edhe më gjerë në shoqërinë kosovare. “Ne besojmë se barazia gjinore dhe përfshirja e të gjithëve janë parakushte për një shoqëri më të drejtë dhe më të suksesshme,” tha ajo.

Përmes aktiviteteve dhe iniciativave të saj, IRDK synon të krijojë hapësira ku gratë mund të ndihen të fuqizuara dhe të jenë motori i ndryshimeve pozitive. “Zhvillimi shoqëror nuk mund të arrihet pa bashkëpunim dhe pa përfshirjen e grave, të cilat janë thelbësore për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën,” shtoi znj. Kershi.

IRDK mbetet e përkushtuar për të qenë një zë që mbështet fuqizimin e gruas dhe krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse ku çdo individ ka mundësinë të kontribuojë në mënyrë të barabartë.

KLIKO linkun :

Nga Rubrika

Rtv-Prosperiteti, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.