
Në emisionin e rradhës “Fokusi Ynë” u realizua një intervistë me znj. Amanda Toska, përfaqësuese e Organizatës “Voice of Roma, Ashkali and Egyptian ” (VORAE). Biseda u fokusua në sfidat e punësimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë, veçanërisht për të rinjtë që sapo kanë përfunduar shkollën e mesme dhe përballen me vështirësi të shumta për të hyrë në tregun e punës.
Znj. Toska theksoi se punësimi është një nga faktorët më të rëndësishëm për përmirësimin e jetës sociale dhe ekonomike të komuniteteve jo-shumicë, pasi ai jo vetëm siguron të ardhura, por gjithashtu rrit pavarësinë, besimin dhe integrimin social. Ajo shpjegoi se të rinjtë e komuniteteve shpesh përballen me pengesa të dyfishta: diskriminim etnik dhe mungesë të përvojës profesionale, gjë që e bën gjetjen e një vendi pune shumë sfiduese.
Organizata VORAE ka zhvilluar programa të ndryshme praktike dhe trajnime profesionale, duke përfshirë praktika profesionale, programe për punën e parë dhe mbështetje për studentët. Këto iniciativa kanë për qëllim të ndihmojnë të rinjtë të fitojnë aftësi dhe përvojë të nevojshme për tregun e punës, të rrisin mundësitë për punësim të qëndrueshëm dhe të promovojnë pjesëmarrjen aktive të të rinjve në zhvillimin ekonomik të komuniteteve.

Znj. Toska gjithashtu potencoi rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet lokale dhe partnerët ndërkombëtarë, duke siguruar që programet të jenë të efektshme dhe të përshtatura për nevojat specifike të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Përmes këtyre përpjekjeve, organizata synon të krijojë mundësi reale dhe të barabarta për të rinjtë, duke kontribuar në rritjen e integrimit social dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve jo-shumicë në Kosovë.
Ky emisionit shërben si një vështrim i thelluar mbi sfidat e punësimit dhe rolin aktiv të organizatave komunitare në krijimin e mundësive për të rinjtë dhe në fuqizimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Me gjersisht , ndiqni intervisten e realizuar :