Në emisionin “Fokusi Ynë” u zhvillua një bisedë e thelluar me Z. Asllan Kryeziu, Këshilltar Politik për Komunitete në Ministrinë e Mbrojtjes, i cili ndau përvojat dhe perspektivat e tij lidhur me përfshirjen e komuniteteve jo-shumicë, sidomos rom, ashkali dhe egjiptian, në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Z. Kryeziu theksoi se angazhimi i tij kryesor është krijimi i kushteve dhe politikave që mundësojnë pjesëmarrjen aktive dhe integrimin e komuniteteve jo-shumicë në institucionet e sigurisë, duke kontribuar në një FSK gjithëpërfshirëse dhe multietnike. Ai shtoi se interesimi i këtyre komuniteteve për t’u bërë pjesë e FSK-së është në rritje, por sfidat e vazhdueshme, si mungesa e informacionit adekuat dhe barrierat sociale, kërkojnë vëmendje të vazhdueshme.
Në lidhje me përfaqësimin aktual, Z. Kryeziu dha të dhëna mbi numrin e pjesëtarëve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në FSK dhe vuri në dukje se gjatë viteve të fundit është bërë progres i dukshëm përmes politikave afirmative dhe kuotave të veçanta për rekrutimin e tyre. Ai theksoi rëndësinë që Forca e Sigurisë së Kosovës të jetë multietnike, pasi kjo nxit ndërtimin e besimit dhe përfshirjes së barabartë në shoqëri.
Më tej, Z. Kryeziu tregoi për strategjitë e komunikimit dhe bashkëpunimit me aktorët lokalë për të informuar të rinjtë e komuniteteve jo-shumicë për mundësitë e rekrutimit, si dhe për programet e mentorimit dhe mbështetjes psikologjike që ndihmojnë në integrimin e suksesshëm brenda strukturave ushtarake.
Në fund, ai foli për objektivat e ardhshme, duke theksuar nevojën për zhvillimin e strategjive të reja që do të avancojnë më tej përfaqësimin dhe pozicionin e komuniteteve në FSK, duke e bërë atë një forcë më gjithëpërfshirëse dhe të përfaqësuar drejtë.
Për të dëgjuar gjithë intervistën dhe detajet e tjera, mund të ndiqni linkun e emisionit në YouTube: